MENU
klinika

”Në kohë rekord”

Rama publikon videon e transformimit brenda 70 ditëve të COVID-4

03.06.2020 - 07:17

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon nga spitali COVID_4 dhe transformimin e tij brenda 70 ditësh.

Dje ishte Rama tek ky spital bashkë me ministren Manastirliu ku vizituan ambientet si dhe mbajtën edhe një konferencë për mediat.

Rama thotë se spitali u ngrit në kohë rekord, teksa publikon edhe vizitën e tij të fundit para ndërtimit, pikërisht më 26 mars ku ajo godinë ishte bosh dhe me tjetër funksion.

Shqipëria ka 4 spitale COVID, por ky i fundit, i cili është dhe i vetmi jashtë Tiranës, në autostradën për Durrës do të jetë si karantinë për pacientët që duan një trajtim pas mjekimeve tek infektivi apo tek spitalet e tjera.

STATUSI NGA EDI RAMA

MIRËMËNGJES

Me transformimin në kohë rekord të një godine të braktisur në një strukturë të re spitalore, e cila do të jetë gati në rast të një përballjeje të re me Covid19

MIRËMËNGJES ? me transformimin në kohë rekord të një godine të braktisur në një strukturë të re spitalore, e cila do të jetë gati në rast të një përballjeje të re me Covid19?

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 2. Juni 2020