MENU
klinika

La Liga, Java 28

Real Madrid mban ritmin e Barcelonës në ristart

14.06.2020 - 20:26

Pas Barcelonës që fitoi mbrëmë me lehtësi, edhe Real Madrid arriti të bëjë të nëjtën gjë. Los Blancos fituan 3-1 ndaj Eibar, ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Alfredo Di Stefano”. Një sukses që mban madrilenët në vendin e dytë, dy pikë pas Barcelonës.

Katër minuta i kanë mjaftuar Real Madrid për të gjetur golin. Ndeshja është zhbllokuar nga Toni Kroos. Gjermani ka gjetur rrjetën me një goditje magjike. Ramos, i cili ka bërë një sprint mbresëlënës nga mbrojtja në sulm, ka shënuar me portën e boshatisur në minutën e 30-të falë një asisti të Hazard.

Në minutën e 37-të vjen edhe goli i Hazard dhe Real Madrid thuajse mbyll llogaritë që në pjesën e parë, teksa e mbyll këtë fraksion në 3-0, me 2 gola të mbrojtësve dhe 1 të mesfushori.

Eibar ka arritur të ngushtojë diferencat në 3-1 në 60’. Miqtë kanë arritur të gjejnë rrjetën me një gol me fat. Mbrojtësi Bigas, që kishte vetëm dy minuta që ishte futur në fushë, ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur. Gjithsesi, vetëm kaq, Real fiton 3-1.