MENU
klinika

La Liga, Java 28

Atletico Madrid ngec në Bilbao, Champions në rrezik

14.06.2020 - 15:07

Atletico Madrid nuk ka ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushë e Athletic Bilbao, rezultat që e largon skuadrën e Simeones sa i përket pjesëmarrjes në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, të cilët për atë që dhanë në fushë, mund të thuhet se barazimi ishte rezultati më i drejtë. Ishin vendasit që shënuan të parët me anë të Muniain, i cili mposhti portierin Oblak në minutën e 37’ dhe kalioi në avantazh të tijtë.

Megjithatë ky avantazh zgjati shumë pak, pasi Diego Costa vendosi barazpeshën vetëm 2 minuta më vonë, duke shënuar për ekipin e Simeones. Pas kësaj pjesa e dytë ishte me më pak ritëm se ajo e para, kjo edhe për shkak të lodhjes së lojtarëve, ndërkohë që pavarësisht përpjekjeve asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti golin e dytë dhe u ndanë në barazim.