MENU
klinika

Nuk është në futboll

Regjistrohet rekordi i tifozëve pas rihapjes së sportit

14.06.2020 - 14:06

Pandemia, përveçse pezulloi për 3 muaj të gjitha aktivitetet sportive në mbarë botën, tani tifozët kanë rifilluar të kthehen, por shumë pak vende po e lejojnë këtë dhe jo në maksimumin e kapaciteteve të impianteve.

Është regbia që thyen rekordet e pjesëmarrjes në Zelandën e Re pas rihapjes. Mbi 43 mijë spektatorë morën pjesë në fitoren e Auckland Blues kundër Uragan Wellington (30-20) në mitikun “Eden Park”, në një ndeshje të vlefshme Super Rugby Aotearoa pa kufizime.

Ky është edhe numri më i madh i tifozëve në një ndeshje Super Rugby në Zelandën e Re në 15 vitet e fundit, ku vetëm ekipet vendase garojnë kundër njëri-tjetrit këtë vit, për të shmangur kontaktet dhe udhëtimet në Argjentinë, Afrikën e Jugut dhe Australi.

Në Europë, më saktë në Ballkan, është derbi i Beogradit mes Crvena Zvezdas dhe Partizanit që regjistroi në mesjavë 25 mijë vetë në stadium. Për të parë 43 mijë tifozë në stadium në Europë ndoshta do të duhen edhe 3-4 muaj të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy vende e kanë mbyllur në tavolinë

Ballkani i ndarë për futbollin, 3 shtete me tifozë