MENU
klinika

Dy vende e kanë mbyllur në tavolinë

Ballkani i ndarë për futbollin, 3 shtete me tifozë

08.06.2020 - 22:02

Në shumë vende të Europës futbolli ka rinisur e në shumë të tjera pritet së shpejti, ndërsa ka edhe vende që kanë dhënë verdikte në tavolinë, duke mos lejuar të rifillojë, të paktën deri në shtator.

Në Ballkan është një situatë e pakuptueshme. Shumica kanë rinisur, madje ka edhe shtete me tifozë, ndërsa dy kampionate janë mbyllur në tavolinë. Maqedonia e Veriut dhe Bosnja mbyllën gjithcka. Shqipëria, Bullgaria, Sllovenia, Kosova, Rumania dhe Greqia kanë rinisur pa tifozë.

Ndërsa tre vende do të luajnë me tifozë. Serbia dhe Mali i Zi që në fillim vendosën me tifozë, ndërsa nga dita e sotme edhe Kroacia mori këtë vendim të guximshëm. Po të shtojmë edhe Hungarinë, në rajonin tonë bëhen 4 shtete që kanë sfiduar edhe Gjermaninë apo vende të tjera.

Por nëse në Serbi dhe Kroaci impakti i tifozëve është mjaft i ndjeshëm edhe në financa, në vendin tonë, ndikon shumë pak, prandaj më mirë është të mbyllet pa tifozë ky sezon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin