MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Prishtina “mrekulli e tetë”, kreu vetëm 2 pikë larg

07.06.2020 - 18:52

Ekipi i Prishtinës në Superligën e Kosovës ka fituar 8-1 ndaj Ferizajt. Ndeshja e luajtur në kryeqytet ka folur vetëm për bardheblutë vendas, teksa kanë realizuar 2 gola në pjesën e parë dhe 6 në të dytën. Spikati tripleta e Korenicas.

Një sukses që vjen menjëherë pasi Prishtina në mesjavë ka siguruar finalen e Kupës. Një javë që ka folur për skuadrën e drejtuar nga Debatik Curri, pasi dy rivalët FC Ballkani dhe Gjilani, janë ndalur në barazim në ndeshjet e tyre, përkatësisht ndaj Drenicës dhe Trepca ’89.

Vërtet Prishtina ndodhet në vendin e tretë, por është vetëm 2 pikë larg kreut dhe tashmë mund të luftojë për titullin deri në fund. Presidenti Remzi Ejupi ka premtuar shpërblim në rast se ekipi i tij shpallet kampion. Plot 10 gola në dy ndeshje tregojnë se Prishtina është një rival i fortë edhe pas rifillimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN