MENU
klinika

Supersfida e Beogradit

“Çmenduri” serbe, 30 mijë tifozë në derbi!

07.06.2020 - 12:15

Crvena Zvezda u shpall kampion para një javë në kampionatin serb, pasi u shkëput 14 pikë nga ndjekësi më i afërt, Partizan Beograd, rivali i përjetshëm. Por këto dy skuadra kanë llogari të hapura në Kupën e Serbisë, me gjysmëfinalen që do të luhet më 10 qershor.

Është një nga derbit më të zjarrta në Ballkan dhe botë, ku shpesh herë kryefjala ka qenë dhuna nga të dyja tifozeritë. Serbia ka lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në stadium, por vetëm 1/3 e tij dhe të distancuar nga njëri-tjetri.

Por për derbin është vendosur që më 10 qershor të hiqen të gjitha kufizimet në stadium dhe të lejohet prania e tifozëve që të mbushin stadiumin, në një kapacitet prej 30 mijë vendesh. Një “çmenduri” e vërtetë në këtë kohë pandemie.

Nuk do të ketë asnjë kufizim për tifozët, siç është distanca sociale apo maska, por ata mund të qëndrojnë aty sipas dëshirës. Pritet që tifozët të pushtojnë stadiumin atë ditë, për të mbështetur skuadrat e tyre, teksa do të bëhen një nga shtetet e para dhe të vetme që lejohet prania e tifozëve në kapacitetin e plotë në stadium.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN