MENU
klinika

Kampionët e Gjermanisë

Rekordet e Bayern Munchen në këtë sezon

29.06.2020 - 16:20

Me fitoren 4-0 kundër Wolfsburg, Bayern Munich e ka mbyllur Bundesliga-n me 100 gola të shënuar. Nuk është një rekord në kampionatin gjerman, sepse vetë Bayern në sezonin 1971-72, shënoi 101 gola me Gerd Muller që realizoi 40 të tillë.

Por ekipi i drejtuar nga Hansi Flick theu disa rekorde të tjera. Thomas Muller, me 21 asistet e tij ka mposhtur Kevin de Bruyne, që ka dhënë 19 të tillë me fanellën e Wolfsburg në sezonin 2014-15, ndërsa e barazoi këtë të fundit në Europë me Cityn.

Bayern është i vetmi ekip i Bundesligës që i fitoi të gjitha ndeshjet me rillimin e kampionatit pas ndërprerjes për Covid-19: nëntë fitore në po kaq ndeshje. Tetë tituj radhazi përfaqësojnë një rekord në Gjermani, askush më parë nuk e ka bërë këtë, as vetë Bayern, që ka fituar 30 tituj në total.

Është vendosur edhe rekordi i shpejtësinë së arritur nga një lojtar: Alphonso Davies në ndeshjen kundër Werder Bremen arriti deri në 36.5 km/h.

Robert Lewandowski, me 34 golat e shënuar këtë sezon, jo vetëm merr “Këpucën e Artë”, por thellon rekordin e tij, duke u bërë shënuesi më i mirë i huaj. Në fund është arkitekti Hansi Flick, ai që transformoi plotësisht Bayern-in.

Në sezonin e tripletës, Heynckes vendosi rekord për pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë me 49 pikë dhe golaverazh 54-11. Bayern i Flick mori po 49 pikë, por me një golavarazh 54-10. Tani Bayern do të luajë finalen e Kupës së Gjermanisë më 4 korrik ndaj Leverkusen dhe në gusht gjithë përqendrimin te Champions, me shpresën për një tripletë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Java e fundit, verdiktet e sezonit

Bayern e mbyll me rekorde, shpëton Bremen