MENU
klinika

"Racizmi sot: në medie dhe shoqëri"

Rikthehet në ekran “Bashkë me erën”

26.06.2020 - 16:38

           U ndalua për shkak të racizmit, pas protestave në SHBA. Filmi i famshëm “Bashkë me erën” do të rikthehet në platformën e HBO MAX, pas shumë debateve se përmbante racizëm. Ai u ndalua pas protestave në Shtete e Bashkuara dhe reagimeve globale kundër racizmit.

I xhiruar në fermat e Georgias, gjithashtu edhe me 8 çmime për regjinë, skenarin, si dhe fotografinë më të mirë.

Ngjarjet zhvillohen në gjatë Luftës Civile dhe i përshkruan skllevërit me ngjyrë, si një bandë e lumtur, e trajtuar mirë dhe që i adhuronte pronarët e tyre të bardhë.

HBO MAX së bashku me një ekip ekspertësh kanë diskutuar në një panel për këtë film, lidhur me kontekstin në të cilin ai paraqitet. Filmi, sipas tyre, akuzohet si racist, pro skllavërisë dhe promovues i stereotipeve për njerëzit me ngjyrë.

Sipas pedagoges Jaqueline Stewart, ky film nuk është i vetmi që tregon praktikat raciste të Hollivudit, por tregon edhe një kulturë popullore që flet drejtpërdrejt për pabarazitë racore, që vazhdojnë sot në media dhe shoqëri.

Në vitin 1940 edhe aktorja Hattie McDaniel, mori çmimin si aktorja më e mirë afro-amerikane, në rol dytësor. Ky film, bazuar në romanin me të njëjtin titull, nga Margaret Mitchell, konsiderohet si një nga filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN