MENU
klinika

9 viktima dhe 150 raste me virus në 24 orë

Sërish shifra të larta në Maqedoninë e Veriut

27.06.2020 - 14:57

150 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1086 teste të realizuara.

Nga 150 rastet e reja, 93 i përkasin vetëm Shkupit, i cili mbetet edhe qyteti me numrin më të madh të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa rastet e tjera janë nga: Kumanovë 7, Shtip 3, Prilep 4, Tetovë 12, Strugë 3, Manastir 1, Оhër 9, Gostivar 3, Koçan 1, Kërçovë 8, Resnjë 5, Negotinë 1.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dhe nëntë pacientë të tjerë për shkak të COVID-19. Viktimat janë 6 nga Tetova dhe 3 nga Shkupi. Ndërkohë që betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 30 pacientë të tjerë.

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 5 906 persona, ku 2 236 janë shëruar deri më tani, 277 kanë ndërruar jetë dhe 3 393 janë aktualisht raste aktive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maqedoni e Veriut/ Njoftimi i Ministrit të Shëndetësisë

Dy medikamentet që po japin efekt te të prekurit me Covid-19

Ç'po ndodh nga Shqipëria në Kroaci dhe Greqi?

DW bën bilancin/ “Ballkani në kthetrat e Coronës!”

Shkupi kryeson me numrin e të infektuarve

Konfirmohen 30 raste të reja me koronavirus në M. e Veriut