MENU
klinika

"Një mini-zonë ekonomike mes dy shteteve"

SHBA-ja ka në plan për Kosovën dhe Serbinë

23.06.2020 - 21:26

Emisari i presidentit të SHBA-së Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se administrata amerikane do të punojë që të krijojë një zonë të vogël ekonomike mes dy shteteve.

Kur fillova të diskutoja këto çështje me njerëzit e Kosovës dhe komunitetin e biznesit në Kosovë, njerëzit në Serbi dhe komunitetin e biznesit atje, çfarë ishte e qartë është se ata dëshironin zhvillim ekonomik. Ata donin vende pune për të rinjtë, ata donin shpresë”, tha Grenell.

Deri tani janë arritur marrëveshje për autostradën, hekurudhën dhe linjën ajrore.

Çfarë ne provuam është të gjejmë menjëherë formulën se si të rrisim ekonominë. Ne bëmë një marrëveshje për linjën ajrore, të parën pas 21 vjetësh, fluturimet mes Prishtinës, kryeqytet i Kosovës dhe Beogradit, kryeqytet i Serbisë. 

Ende nuk janë zbatuar, por ne kemi marrëveshjen, e cila do të hapë kufijtë e tregtisë dhe një marrëveshje të madhe kufitare për trafikun e automjeteve. Çfarë ne jemi duke provuar të bëjmë është të koncentrohemi në situatën ekonomike, për të krijuar një zonë mini-Shenzhen, zona e parë speciale ekonomike në Kinë”.

Richard Grenell tha për takimin e 27 qershorit se të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarohet ambasadori amerikan

‘Ka ardhur koha të luftohet korrupsioni’