MENU
klinika

BBC/ Eksperiment me kaviet

Shkencëtarët: Ibuprofeni mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë nga COVID-19

03.06.2020 - 11:06

Shkencëtarët britanikë po testojnë “Ibuprofen-in”, si një ilaç që mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë nga koronavirusi.

Lajmi bëhet i ditur nga gjiganti “BBC”, i cili thekson se spitalet britanike po e përdorin ilaçin “Ibuprofen” për të lehtësuar simptomat e pacientëve me Covid-19.

Ilaçi antiinflamator mendohet se rrit me 80 për qind shanset e mbijetesës ndaj sëmundjes infektive në eksperimentet me kavjet, dhe në të njëjtën kohë ndihmon parandalimin e problemeve të frymëmarrjes, një efekt anësor i rrezikshëm për personat bartës të koronavirusit.

Sipas ekspertëve britanikë, trajtimi me “Ibuprofen” mund të shkurtojë kohën e shtrimit të pacientëve në pavijonet e kujdesit intensiv shëndetësor.

Në javët e para të pandemisë, ministri francez i Shëndetësisë sugjeroi se përdorimi i “Ibuprofenit” po e rëndonte infeksionin te të sëmurët.

Autoritetet nëpër botë gjithashtu udhëzuan atëkohë që ilaçi të kombinohej ose zëvendësohej tërësisht me “Paracetamolin” me qëllim mbajtjen nën kontroll të temperaturës dhe simptomat gripale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se nuk kishte evidenca përfundimtare që “Ibuprofeni” të mos përdorej, por veçse të kufizohej në masë.

Ilaçi pa kosto të lartë që spitalet britanike kanë nisur të testojnë me pacientët e tyre të sëmurë është një formulë e modifikuar e “Ibuprofenit” që gjendet në farmaci.

Shkencëtarët apelojnë se “Paracetamoli” sërish është më i rekomandueshëm për personat me simptoma të lehta të koronavirusit, sepse “Ibuprofeni” mund ta rëndojë gjendjen e atyre me sëmundje të stomakut, siç është ulcera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për kurimin e koronavirusit

A duhet të shmangni vërtet ibuprofenin?

Shpjegimi/ Çfarë duhet të dimë?

COVID-19/ Ibuprofeni “maskon” simptomat