MENU
klinika

"Damari shqiptar, luftoi deri në fund"

Shkrimtarja e njohur turke humbet nënën…

09.06.2020 - 21:44

          Pelin Batu, shkrimtarja e njohur turke, që gjithashtu ka interpretuar në një sërë filmash, humbet nënën e saj, e cila ishte shqiptare.


Batu e bëri njoftimin përmes rrjetit social Twitter, ku shprehet se e ëma kishte ndërruar jetë. “Damari shqiptar, luftoi deri në fund. Lamtumirë nëna ime e guximshme, Nevra Batu”.

Pelin Batu është një nga emrat më të njohur të publicistikës turke. Ajo është thuajse çdo javë në ekran me analizat e saj. Ndërkohë ka interpetuar në shumë filma kinematografikë dhe seriale turke.