MENU
klinika

Një legjendë...

Shuhet mjeshtri i valleve popullore, Besim Zekthi

28.06.2020 - 16:53

        Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi.

 

 

Artisti Besim Zekthi, humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në shtëpinë e tij në Tiranë. Gjatë krijimtarisë së pasur artistike, Zekthi ka dhënë kontribut, si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Ajo që do të mbahet mend gjatë në brezat, është “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”, nga të cilat, kjo e fundit është vlerësuar me çmimin “Gjerdani i Artë” për Shqipërinë, në festivalin e Dizhonit në Francë, në vitin 1970.

Për kontributin e vyer në kulturën shqiptare, mban titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit