07.06.2020 - 11:17
INGREDIENTËT
- 120 gr miell
- 35 gr gjalpë
- 3 vezë
- 5 gr kripë
- 110 ml gotë ujë
- Për shurupin;
- 500 gr sheqer
- 400 ml ujë
- 2 lugë me lëng limoni
- 200 ml vaj për skuqjen e tullumbavE
UDHËZIMET
- Në një tenxhere hedhim ujin, bashkë me kripën, sheqerin dhe gjalpin e prerë në copa të vogla.
- I përzjejmë derisa masa të nisë të vlojë.
- Në këtë moment, e heqim nga zjarri dhe hedhim miellin e situr duke e përzjerë shpejt dhe pa ndërprerje derisa masa të njëtrajtësohet.
- Më pas e vendosim tenxheren në zjarr të ngadaltë dhe vijojmë të përzjejmë derisa masa të shkëputet nga anët e tenxheres.
- Në këtë moment e heqim nga zjarri dhe masën e përftuar e zhvendosim në një enë qelqi duke e lënë të ftohet.
- Pasi të jetë ftohur, shtojmë vezët një nga një duke e përzjerë ndërkohë pa ndërprerje derisa masa të jetë homogjene.
- Përzjerjen e ndërpresim në momentin që përftojmë një masë të trashë kremoze dhe pak elastike.
- Në rast se keni në kuzhinë “xhep” pastiçeri me formë të dhëmbëzuar hidhni masën e përgatitur aty për të nxjerrë tullumbat.
- Në rast se nuk e keni këtë mjet pastiçerie, atëherë lyeni dy lugë gjelle me pak vaj dhe formoni toptha të vegjël.
- Në vijim, hidhni në një tigan vajin që të nxehet dhe hidhni brumin përmes formës së dhëmbësuar në vajin e nxehtë por bëni kujdes që zjarri të jetë i ulët.
- Pasi ti keni skuqur të gjitha, shtrojini në një tavë dhe hidhuni sipër sherbetin e ftohtë. Lërini në sherbet për 5 minuta e më pas vendosini në një pjatë për t’i servirur.
- Për përgatitjen e sherbetit, hidhni sheqerin dhe ujin në tenxhere dhe lërini të zjejnë për 10 minuta në zjarr derisa të nisë të vlojë. Shtoni lëng limoni dhe lëreni të ftohet.
- Sipas dëshirës sipër tullumbave mund t’u hidhni lëkurë të grirë limoni ose portokalli