03.06.2020 - 16:43
INGREDIENTËT
- 500 gram lule brokoli
- 2 patate
- 1 qepë
- 1 lugë gjelle krem djathi
- 1 lugë erëza në vaj (koper,majdanoz,nenexhik dhe hudher e njomë)
UDHËZIMET
- Në një tenxhere me pak vaj ulliri kaurdisim qepën, shtojmë patatet e prera dhe vazhdojmë kaurdisjen sa të zbuten.
- Shtojmë brokolin, ujë dhe kripë sa të mbulohen plotësisht. E ziejmë supën 15 minuta dhe më pas e bluajmë me blender.
- Shtojmë erëzat, kremin e djathit dhe e bluajmë përsëri. E shijojmë të ngrohtë me pak vaj ulliri dhe bukë të thekur sipër. Ju bëftë mirë!