08.06.2020 - 18:20
INGREDIENTËT
- 1/2 gotë lëng portokalli
- 600 ml lëng perimesh
- 1 qepë
- 1 thelpi hudhër
- 4 karota
- 3 patate
- kripë dhe piper të zi
- 1 gotë qumësht
- pak vaj ulliri
UDHËZIMET
Ngrohim vajin dhe aromatizojmë atë me 1 thelpi hudhër. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë sa të zbutet.
Shtojmë karotat të prera në feta. I kaurdisim së bashku me qepën dhe i shuajmë ato në 1/2 gote lëng portokalli.
E lëmë sa karota të përthithë lëngun e portokallit dhe shtojmë patatet dhe lëngun e perimeve.
Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe lëmë perimet të ziejnë për 25 minuta.
Kalojmë supën në blender dore dhe e kthejmë atë në krem.
E vendosim përsëri në zjarr dhe shtojmë 1 gotë qumësht ose 100 ml krem pure.
E servirim duke e shërbyer me disa gjethe majdanozi sipër. Ju bëftë mirë!