01.06.2020 - 16:58
INGREDIENTËT
- 200 gram fileto pule
- 1 qepë të vogël
- 1 patate mesatare
- 1 kungull të njomë
- 1 filxhan çaji me qiqra të ziera (ose të gatshme)
- 1 lugë gjelle gjalpë
- arrë moskat
- 2-3 lugë gjelle pana
- pak vaj ulliri
- kripë, piper të zi
UDHËZIMET
- Fillimisht në një tenxhere shtojmë gjalpë dhe vaj ulliri. Kaurdisim mishin të prerë në kubikë të vegjël.
- Së bashku me qepën i përziejmë derisa mishi të zbardhet dhe qepa të zbutet.
- Shtojmë patatet në kubikë të vegjël, kungujt e prerë në kubikë. I përziejmë dhe shtojmë lëngun e perimeve ose të pulës apo ujë të ngrohtë.
- Rregullojmë shijen me kripë dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. Shtojmë qiqrat dhe i lëmë së bashku të ziejnë dhe për 5 minuta të tjera.
- Kalojmë supën në blender dhe e kthejmë në krem duke shtuar pak pana, piper të zi, dhe arrë moskat.
- E shërbejmë sipër me pak kubikë bukë të thekur. Ju bëftë mirë!