MENU
klinika

Mirëpritet sulmuesi shqiptar

Tifozët e Hibernian: Kamberi, vlerë e shtuar

11.06.2020 - 19:22

“Një ëndërr të luaj për Rangers.” Një fjali e tillë e thënë nga Florian Kamberi në merkaton e janarit ngjalli zemërim te tifozët e Hibernian në Skoci, klubi që e huazoi 6 muaj më parë. Për fatin e keq të sulmuesit të Kombëtares shqiptare, ai duhet të kthehet tek ekipi mëmë, pasi Rangers nuk shfaqi interes për të blerë kartonin.

Pjesa më e madhe e tifozëve të Hibernian mendojnë se Kamberi do të ishte një vlerë e shtuar në ekip dhe do ta ndihmonte skuadrën në shënimin e golave.

“Gjeniale që është kthyer me ekipin tonë”, – shkruan njëri nga tifozët. ndërsa dikush tjetër ka postuar këtë status: “Hibernian do të përfitojë shumë nga Kamberi, luan apo shitet diku tjetër”. Natyrisht, mes komenteve të ndryshme ka edhe nga ata që mendojnë se Kamberi i fyu më deklaratën kur u huazua te Rangers.

Sulmuesi shqiptar i rritur në Zvicër, ka edhe një vit kontatë me Hibernian. Një larmi klubesh nga Evropa kërkojnë shërbimet e Kamberit, madje klubi skocez me dy prej tyre është një bisedime, por pa përmendur emrat.

Kampionati skocez u mbyll në tavolinë, me Celtic që u shpall kampion, Rangers u rendit i dyti, ndërsa Hibernian në vendin e gjashtë, pa mundur dot të futet në zonën evropiane. Sezoni i ri do të nisë më 1 gusht, kështu që Kamberi do të nisë stërvitjen me Hibernian, në pritje të lajmeve për të sa i përket merkatos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kamberi tregon pse zgjodhi Shqipërinë

“Jemi një komb, i përçarë në disa shtete”


Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola