05.06.2020 - 07:02
INGREDIENTËT
- 400 gr biskota Savojard
- 4 vezë
- 120 gram mascarpone
- 250 ml qumësht kokosi
- 120 gram kokos pluhur
- pak rum
UDHËZIMET
- Në një enë përziejmë të verdhat e vezëve me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë dhe volumi i vezëve të rritet. Më pas shtojmë gradualisht maskarponen në tasin me vezë dhe arrën e kokosit pluhur.
- Rrahim të bardhat e vezëve duke krijuar një marengë të fortë dhe më pas i bashkojmë me tasin me maskarpone.
- E mbulojmë me celefon dhe e vendosim në frigorifer për t’u ftohur.
- Përziejmë qumështin e kokosit me rumin dhe lyejmë biskotat nga të gjitha anët dhe më pas i vendosim si shtresë të parë në tavën ku do të përgatisim tortën Rafaelo.
- Pasi të shtrojmë bazën me biskota, mbi to vendosim si shtresë të dytë kremin që përgatitëm me vezë, maskarpone dhe pluhur arrë kokosi.
- Më pas përsërisim të njëjtën gjë me shtresat deri në përfundim të kremit. E vendosim tavën në frigorifer për 2 deri në 3 orë.
- Pasi e nxjerrim nga frigoriferi e mbulojmë të gjithë sipërfaqen me pluhur arrë kokosi. Shijojeni ëmbëlsirën!