MENU
klinika

Mbrojtësi i Partizanit ikën pas 6 vitesh

Trashi firmos në Kuvajt, ja sa përfitojnë palët

22.06.2020 - 10:23

Lorenc Trashi nuk do të jetë më pjesë e klubit të Partizanit pas këtij edicioni. Është vetë klubi i kuq që ka bërë të ditur se këto janë ndeshjet e fundit të tij me fanellën e kuqe. Trashi do të luajë me ekipin Al Qadsia Sporting Club të Kuvajtit.

Për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga COVID-19, mbrojtësi shqiptar pritet t’i bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit sapo të lejohen fluturimet drejt këtij vendi. Titullari i kuq ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare.

Mësohet se Trashi do të përfitojë rreth 200 mijë dollarë në sezon, ndërsa klubi i Partizanit, nga shitja e lojtarit përfiton 250 mijë dollarë. Si për Trashin, ashtu edhe për klubin, janë shumë të konsiderueshme, pasi mbrojtësi shqiptar është në moshën 28-vjeçare.

Lorenc Trashi u shpall kampion sezonin e kaluar me Partizanit dhe nga paraqitjet e mira ju dha mundësia të luajë edhe me Kombëtaren shqiptare, teksa u aktivizua në 3 ndeshje, madje duke shënuar edhe një gol në Moldavi. Pas 6 vitesh me Partizanin skuadër me të cilën dhuroi performanca shumë pozitive, Trashi tashmë do të provojë eksperiencën e tij të parë jashtë vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN