MENU
klinika

Premier League, Java 31

Tripletë e Martial, United tani bën tifo për Cityn

24.06.2020 - 19:59

Manchester United ka triumfuar në shtëpi përballë Sheffield United në shifrat 3-0 dhe tani bën tifo për rivalin më të urryer, Manchester City, të paktën në ndeshjen e radhës, që të mposhtë Chelsea-n.

Vendasit duket se kanë siguruar tri pikët që në pjesën e parë. Djajtë e Kuq, në fakt, kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me një avantazh 2-0. Protagonisti absolut i takimit ishte Anthony Martial, autori i dy golave të realizuar në minutën e 7-të dhe të 44-t.

Anthony Martial vijoi spektaklin edhe në pjesën e dytë në “Old Trafford”. Francezi ka kompletuar tripletën e tij personale në minutën e 74-të, pasi ka mposhtur portierin me një goditje të bukur parabël. Goli i 14-të këtë sezon, kurrë më parë Martial nuk kishte shënuar kaq gola në një sezon, më parë është ndalur në 11 gola.

Në ndeshjet e tjera janë shënuar këto rezultate: Newcatle-Aston Villa 1-1, Norwich-Everton 0-1 dhe Wolves-Bournemouth 1-0. Zona europiane është ngjeshur shumë, ndërsa Norwich me një këmbë në Championship.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN