MENU
klinika

Premier League, Java 31

Tottenham fiton derbin, Kane rikthehet me gol

23.06.2020 - 22:13

Nuk ishte shumë e thjeshtë për Tottenham, por rikthimi i Kane me gol ka rezultuar me fat për Spurs, që fitojnë 2-0 në shtëpi në derbi ndaj West Ham. Një rezultat që nxit Mourinhon për të menduar edhe zonën Champions, por do të jetë e vështirë.

Tottenham ka vuajtur shumë, por më në fund rezultati është zhbllokuar në minutën e 64′ nga një autogol i Soucek. Lamela krosoi nga një goditje këndi dhe topi u përplas në këmbët e mbrojtësit të West Ham dhe përfundoi në rrjetë për 1-0.

Në minutën e 82-të shënon Harry Kane. Rikthimi në fushë pas dëmtimit është shoqëruar me gol dhe tashmë Tottenham mund të synojë për më lart në 7 javët e mbetura, por duhet mos gabojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN