MENU
klinika

Premier League, Java 30

Goleadë e Cityt, shtyn festën e titullit të Liverpool

22.06.2020 - 21:54

Manchester City edhe njëherë tjetër ka shtyrë festën e titullit për Liverpool, teksa me fitoren e thellë 5-0 në shtëpi ndaj Burnley, diferenca me kreun ngushtohet në 20 pikë, kur mbeten edhe 8 javë deri në fund.

Phil Foden ka kaluar ekipin në avantazh në minutën e 22′ pas një pasimi të Bruno Silvës. I riu gjuajti nga një distancë prej 20 metrash dhe mposhti portierin kundërshtar me një goditje të fortë tokazi. Në mbyllje të pjesës së parë Mahrez shënoi dy gola radhazi, në 43’ dhe 45’+4’.

City nuk shfaqi aspak mëshirë për ekipin e Burnley, teksa shënoi dhe golin e 4-0 në minutën e 51′ me kapitenin David Silva, që po luan dhe shënon, ndërkohë që ka njoftuar largimin në fund të sezonit. Në 63’ vjen dopieta e dytë, Foden shënon golin e pestë. Pjesa tjetër thjesht luhet…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 30

Nuk ka fitues në derbin e Liverpool