MENU
klinika

Flet ish-kampioni Stoner

“Trishtuese të shohësh Rossin të garojë kështu…”

20.06.2020 - 11:46

Një nga duelet më të bukura të historisë së Moto GP ka qenë ai mes australianit Casey Stoner dhe italianit Valentino Rossi. I pari është tërhequr prej kohësh nga garat, ndërkohë që i dyti vijon ende të garojë.

Gjithsesi, nga viti 2021 Rossi do të duhet të gjejë një motor të ri, pasi do të largohet nga Yamaha. Prej kohësh përitet se italiani do të garojë më Yamaha Petronas, një motor satelit i Yamaha-s, shpesh i konsideruar si “motor i dorës së dytë”. Ky vendim i Rossi për të garuar me një motor të tillë nuk është mirëpritur nga Stoner.

“Mendoj se po të ishte larguar nga sporti pak më herët, do të kishte lënë një trashëgimi të madhe. Ai vazhdon të garojë dhe koha po tregon se nuk është më i pamposhtur në garë si dikur”, – tha Stoner.

“Asokohe kushdo do e dëshironte në skuadrën e tij, madje duke paguar miliona. Ndërsa sot është zhgënjyese, dëshpëruese e trishtuese ta shohësh që garon me një motor të dyrës së dytë, me një motor privat. Gjithsesi, Valentino ka ende potencial për të arritur rezultate të mëdha”, – u shpreh Stoner.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm ferrotat 10 mijë euro

Kostot e një aksidenti në Moto GP