MENU
klinika

Nga Bloomberg

Trump kthehet kundër Merkelit, për Putinin?!

10.06.2020 - 16:25

Zemërimi nga veprimi i fundit i Donald Trump kundër Gjermanisë ka arritur deri në Moskë.

Vendimi i presidentit për të tërhequr më shumë se një të katërtën e trupave amerikane të stacionuar në vendin e saj e lë kancelaren Angela Merkel të ekspozuar në një moment kur ajo po përballet me presion në rritje për të mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Vladimir Putinit dhe u mirëprit në kryeqytetin rus.

“Po pështyn në fytyrën e Merkel,” tha Vladimir Frolov, një ish-diplomat rus që tani është një analist i politikës së jashtme. “Por kjo është në interesin tonë.”

Pas ditëve të pasigurisë, zyra e Merkel tha të mërkurën u informua se një tërheqje po mendohej. Një oficer për shtyp i Shtëpisë së Bardhë ka refuzuar vazhdimisht të konfirmojë diskutimet.

Por në Berlin, kjo është marrë si një shenjë tjetër e ndryshimit të marrëdhënies transatlantike dhe prioriteteve që po ndryshojnë në Uashington.

Ky është shembulli i fundit i politikëbërjes së paparashikueshme të Trumpit.

Në fillim të këtij viti, Trump ndaloi fluturimet nga Bashkimi Evropian pa paralajmëruar drejtuesit e saj. Në të kaluarën, ai sinjalizoi dyshimet e tij për klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s, e cila mbështet sigurinë e kontinentit.

Dy njerëz të njohur me këtë çështje thanë që ish-ambasadori amerikan Richard Grenell kishte biseduar për ca kohë në lidhje me dëshirën e tij për të zvogëluar praninë e trupave në Gjermani, ndoshta duke zhvendosur disa forca në Poloni ose duke ulur nivelet e trupave plotësisht.

Largimi i 9.500 ushtarakëve amerikanë do të përbërë një mjedis toksik gjeopolitik për Merkel, me Trump që kërkon një takim ballë për ballë me presidentin rus në një samit të Grupit të Shtatë gjatë vjeshtës dhe duke i bërë presion Gjermanisë për të marrë një qëndrim më të ashpër me Kinën , partneri i saj më i madh tregtar. Rusia u nxor nga G-7 në 2014 pasi kapi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina.

Merkel, ka kërkuar marrëdhënie të mira me me Kremlinin pasi Rusia u sanksionua nga BE, duke ecur përpara me tubacionin e gazit Nord Stream 2 përtej Balltikut pavarësisht armiqësisë në rritje nga Uashingtoni.

Tani kancelarja po vihet nën presion brenda vendit për shkak të zbulimeve të reja për rolin e inteligjencës ushtarake ruse në një sulm kibernetik në Bundestag në 2015 dhe një ekzekutim të stilit gangland në Berlin gjatë verës së kaluar, si dhe tensione pë negociatat për Ukrainën,.

Ndërkohë, SHBA po dërgon zyrtarë të lartë në Vjenë në 22 qershor për bisedime për kontrollin e armëve me homologët e tyre rus.

Marrëdhëniet e Merkel me Putinin, që shërbeu si oficer i KGB në Gjermaninë Lindore para se të rrëzohej Muri i Berlinit, arriti një pikë të ulët në fund të majit.

Ndërsa zyrtarët presin rezultatet e hetimit, ministria thotë se është “përgatitur shprehimisht për masa të mëtejshme” kundër Moskës.

Social Demokratët, partnerja e re e koalicionit të Merkel, tradicionalisht ka pasur një qasje më pajtuese ndaj Rusisë sesa Demokratët e saj të Krishterë.

Por edhe ata tani po kërkojnë që kancelarja të marrë një qëndrim disi më të ashpër ndaj Putinit.

“Ne nuk mund të lejojmë që gjëra të tilla të ndodhin në tokën gjermane,” tha Nils Schmid, një ligjvënës i lartë i SPD në komitetin e punëve të jashtme të Bundestagut, në një intervistë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja përse Merkel duhet të largohet

“Zemra e Evropës” duhet të rrahë më shpejt!