MENU
klinika

Për triologjinë me Wilder

Tyson Fury i rikthehet fuqishëm stërvitjes

24.06.2020 - 12:53

Boksieri britanik Tyson Fury nuk duron dot më dhe i kthehet fuqishëm stërvitjes. Pandemia nuk mund ta ndalë më, ai është i uritur për suksesin e radhës. Ndoshta ka të bëjë edhe me faktin se Covid-19 sportistët e kalojnë pa probleme, siç ishte edhe rasti i Anthony Joshua.

Fury, me 30 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, ka rinisur nga puna për t’u përgatitur për sfidën e radhës. Kampioni i botës në peshën e rëndë në kategoria WBC, synon të zhvillojë duelin e tretë me Deontay Wilder ndaj të cilit triumfoi në shkurt të këtij viti.

Boksieri i pamposhtur është rikthyer në palestrën e tij në Essex dhe duket në formë të mirë fizike. Britaniku synon të mbrojë për herë të parë në karrierën e tij titullin kampion bote, pasi herën e fundit që ishte në majën e këtij sporti pati probleme dhe iu hoqën titujt, duke mos e zhvilluar asnjëherë revanshin me Klitschko.

Fury ka deklaruar disa herë që në planet e tij është boksieri amerikan Deontay Wilder dhe më pas synon të zhvillojë dy duele ndaj patriotit të tij Anthony Joshua. Këto dy sfida do të zhvillohen në vitin 2021, për të unikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Gjithsesi, Fury ka nisur përgatitjet e para me shpresën që në fund të këtij viti të ngjitet sërish në ring.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampioni i botës në peshat e rënda

Fury në delir: Ali dhe Tyson nuk do ia dilnin me mua

Sfida e dy boksierëve britanikë

Joshua i ofron miliona Furyt për një duel