MENU
klinika

Fiks 4 vjet më parë

UEFA kujton golin e vetëm të Shqipërisë në Europian

19.06.2020 - 12:47

Data 19 qershor do të mbahet mend gjatë për Kombëtaren shqiptare të futbollit. Pjesëmarrja e Shqipërisë në Europianin e vitit 2016 kulmoi pikërisht në këtë datë me fitoren e parë dhe të vetme, 1-0 ndaj Rumanisë, teksa golin vendimtar e realizoi Armando Sadiku.

Një rrjetë historike duke u bërë futbollisti i parë dhe i vetëm shqiptar deri në këtë moment që ka realizuar në finalet e një eventi kaq të rëndësishëm. Nga ky moment, janë mbushur ditën e sotme katër vite.

Një fakt të cilin ka vendosur ta kujtojë edhe faqja zyrtare e UEFA-s, e cila ka postuar golin e sulmuesit elbasanas. Ndërkohë, tashmë mbetet të punohet që Shqipëria të mbërrijë sërish në fazën finale të një Europiani apo Botërori, për të ripërjetuar emocione të mëdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN