MENU
klinika

Mund të mbushen 100%

Vendi i parë në Europë që hap totalisht stadiumet

19.06.2020 - 13:08

Që futbolli po duket jo ashtu si dikur, mjafton të shohim ndeshjet në Tv këto kohë për të parë se sa pa atmosferë janë, madje edhe vetë lojtarët nuk e kanë atë emocionin si më parë. Futbolli ka rinisur në Europë me shkallët e boshatisura të stadiumeve.

Federatat janë duke punuar në mënyrë që të arrijnë të paktën të mbushin një kapacitet minimal të impianteve, derisa të lejohet hyrja e pakufizuar. Diçka të cilën nga kjo fundjavë do ta aplikojë Hungaria.

Tifozët do të kenë mundësinë të mbushin stadiumet dhe të festojnë, njëjtë si para koronavirusit famëkeq. Në këtë aspekt me siguri do t’ia bëjnë me zili të gjithë pjesës tjetër, duke qenë se tifozët janë një pjesë shumë e rëndësishme e futbollit me atmosferën që krijojnë.

Ndërkohë, kujtojmë se stadiumet kanë nisur të mbushen edhe në Mal të Zi apo Serbi (ende jo 100% sipas vendimit), ndërsa shpresat janë që edhe në Shqipëri, disa ndeshje në fund të kampionatit të mund të luhen me praninë e spektatorëve. Të njëjtat shpresa kanë edhe Italia, Spanjë dhe të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN