MENU
klinika

Urdhri i Jezuitëve

Vepra e një luftëtari që u bë kalorës i Zotit…

24.06.2020 - 13:39

Në dedikim të Kolegjit Saverian në Shkodër (sot Gjimnazi Privat “Atë Pjetër Meshkalla) në 140 vjetorin e hapjes së tij, tetor 1877

 

Edhe pse jam pjesë e elitës së bashkësisë jezuite në Shkodër, që i dha një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm këtij qyteti por edhe Shqipërisë, kurrë nuk i pata vlerësuar aq sa duhet jezuitët deri në momentin që shfaqa seriozitetin maksimal për studimin e tyre si urdhër fetar në përgatitje për këtë artikull.

Atëherë e kuptova ç’kisha humbur.

Historia e largët e Urdhrit të Jezuitëve (Societa Jezus do ta startoja që nga viti 1521. Në këtë vit një kontigjent i vogël spanjoll u rrethua nga një ushtri e madhe franceze. Oficerët kishin vendosur kapitullimin, me përjashtim vetëm të njërit, një kalorës i ardhur nga malet baske.

Don Injac dë Lojola, i paraqitur me armaturë

Historia e ka quajtur Injac dë Lojola, një bask që nuk u dorëzua kurrë. Ashtu si Servantesi i hipnotizuar nga bëmat spanjolle që ngjizën tek ai veprën “Don Kishoti” edhe fisniku i ri 30 vjeçar ishte i ushqyer me romane kalorsiake të Rekonkuistës spanjolle.

Armiqtë e tij francezë e admiruan heroizmin e tij në betëjën ku Injaci u plagos rëndë në këmbë. Injaci donte ta harronte dhimbjen duke lexuar. Kërkonte të lexonte romane kalorsiake, por ai lloj libri nuk gjendej në ato zona të largëta ku ai kishte shkuar për mjekim.

Kundër dëshirës së tij filloi të lexonte librin e Jakob de Voraginit, Legjenda e Artë, një koleksion i jetëve të shenjtorëve të kishës katolike. Pastërtia shpirtërore, bëmat dhe heroizmat e tyre kishin një ndikim magjik mbi Lojolën.

Tani që karriera ushtarake për të kishte marrë fund, ai mendoi të bëhej françeskan apo domenikian, ose edhe t’i kapërcente dy urdhërit që bënin një jetë të stacionuar vetëm në manastir.

Shumë shpejt vendosi që të vetmohej nga bota, të zëvendësonte shpatën me shkopin e pelegrinimit dhe të bëhej kalorës i Zotit. Jetën e kaluar vetëm e përçmonte.

Ato fillime i pasoi një ngjitje e ngutshme. Martin Luterit i ishin dashur disa vjet për të ftilluar konceptet e reja fetare në mënyrë përfundimtare. Ndërsa vetëm disa muaj lufte shpirtërore iu deshën Lojolës për të arritur në të njëjtën pikë.

Lojola e ushtroi vullnetin. Shumë shpejt e zotëroi veten plotësisht, zotëronte sjelljen, emocionet, të gjithë personalitetin. Kurrë nuk e lejonte veten t’i shpëtonte një fjalë e pakontrolluar.

Libri i tij i preferuar u bë Imitimi i Krishtit, nga Tomas a Kempis, një libër i përshkrimeve shpirtërore, ky libër e influencoi shumë Injac Lojolën.

Por aq i arrirë u bë ai në të ardhmen sa mund të pohohet se Lojola është shkrimtari më i madh shpirtëror i historisë së krishtërimit.

Pas një peligrinazhi përgjatë Jerusalemit, që i dha një botëkuptim tjetër, ai mori një vendim, që do të bëhej prift. Por për tu bërë prift duhet një edukim i mirë. Pasi përmirësoi latinishten në Spanjë, ai shkoi për studime në univeristetin më të madh të teologjisë në Europë atë të Parisit.

Ku ironikisht po studionte në të njëjtin kolegj edhe Gjon Kalvini. Në vitin 1534 me një vullnet të hekurt e të pandërprerë themeloi në Paris, së bashku me 6 miq të tjerë të tij, Urdhrin e Jezuitëve (Societa Jesus).

1540 urdhri mori nga papa vlefshmërinë. Është mjat e rëndësishme të nënvizohet se gjëja e vetme për të cilën jezuitët e ndiqnin me rigorozitet ishte arsimimi i anëtarëve të tyre. Konsideroheshin gjerësisht si një elitë arsimore e kishës katolike dhe e mësimdhënies së krishterë.

Në 1540, Papa Pali III zyrtarizon Urdhrin e Jezuitëve në Romë.

Jezuitët kishin nevojë për njerëz me karaktet të fortë. U thirrën shumë, por pak u zgjodhën. Pikërisht kjo është arsyeja që jezuitët dallohen nga pjesa më e madhe e urdhërave të tjerë të asaj periudhe.

Një nga jezuitët e shumtë që kontriboi në shekullin e kaluar me studime për albanologjinë, ishte At Giuseppe Valentini (At Zef Valentini), dhe vetëm po të lexojmë veprat e tij të shkon direkt mendja se e gjitha jeta e tij iu dedikua albanologjisë.

Dhe ky dedikim akademik gërshetohej gjithmonë me punë apostolike, si përshembull hapja e jetimorëve etj. Gjëja e parë që bënë jezuitët pasi u themeluan si urdhër në Romë ishte, kthimi i një kishe të vjetër në një qëndër edukimi për fëmijët jetimë.

Edhe pse ky mund të na duket një problematikë me të cilën ballafaqohet sot vendet e botës së tretë, për jezuitët kishte rëndësi. Ata u angazhuan edhe me universitetin e Romës, ku shumë jezuitë punuan si pedagogë atje.

Udhëtimet e Shën Injacit nëpër Europë

Shumë shpejt jezuitët filluan të shkonin nëpër vende të Europës, por më vonë edhe më gjerë, ku krishterimi mezi ekzistonte, apo në rastin konkret të Europës të shek XIV ku krishtërimi kërcënohej nga protestanizmi.

Përshembul ishin jezuitët që mbështetën katolikët e Irlandës, në kohën kur mbrëtërit anglezë kërkonin të shkëputnin nga autoriteti i Romës. Jezuitët shkuan në Bavari, e cila ishte katolike, por kishte një aktivitet dinamik të protestanizmi, sipas argumentimit të historinëve Bavaria mbeti katolike vetëm falë jezuitëve.

Që prej zyrtarizimit të urdhërit, Injaci nuk u largua nga Roma. Atje e kishte vendin, pranë papës, ku edhe thurte fijet e organizimit të tij.

Disa dhjetrëra vjet më vonë, pas vdekjes, Injac Lojola u shenjtërua; kujtimi i tij mbijetoi në shumë legjenda që e paraqesin si profet mrekullibërës.