MENU
klinika

Bido: Janë djegur veprat e mykura të Enver Hoxhës...

Zjarr në zyrën e ish- arkivit shtetëror në Kukës!

26.06.2020 - 08:10

Ish- Arkivi Shtetëror Vendor në Kukës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme! Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri ka rënë një në zyrë, për shkaqe ende të paditura!

Lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori i Arkivit Qendror të Shteteit, Ardit Bido, i cili tha se nuk janë djegur dokumente me rëndësi, por vepra të mykura të ish- diktatorit Enver Hoxha apo dokumente të tjera të mykura.

“Asnjë zjarr në arkiva nuk ka rënë. Kur na çmendën pse i mblodhëm arkivat në godina arkivore e u thoshim “zjarri” nuk na besonin Sqarim: Zjarri i rënë në Kukës është në godinën e ISH Arkivit Shtetëror Vendor. ASHV Kukës gjendet i plotë e i paprekur në godinën e ndërtuar enkas për arkiv në qytetin e Rrëshenit. Para dy vitesh kur u ndërmor kjo reformë, ishim të qartë se asnjë dokument arkivor nuk mund të lihej në godina që nuk kishin kushtet e ruajtjes.

Ndaj, duam të sqarojmë se lajmi i rënies së zjarrit në ish godinën e Kukësit nuk cenon asnjë dokument, që prej vitesh ruhet sipas standardeve arkivore, siç i ka hije arkivave shqiptare! Ai lajm fakton se lëvizja e paprecedentë e grumbullimit të arkivave vendore në godina mirfilltazi arkivore ishte e domosdoshme e fatmirësisht u krye në kohën e duhur.

Në godinën në Kukës kishin mbetur vetëm materiale për jashtë përdorimit, si disa vëllime të mykura të veprave të Enver Hoxhës apo dokumentacion i mykur masiv kontabël; që prisnin procedurën e asgjesimit. Ndërkaq, mbi shkaqet fizike të rënies së zjarrit do të lajmëroheni në vijim”, sqaron Bido.