MENU
klinika

Gjasat janë të pakta që ajo...

A do pranojë Jozefina Topalli propozimin e PD Shkodër si kandidate për deputete?

22.07.2020 - 07:50

Dy ditë më parë dega e PD Shkodër propozoi Jozefina Topallin si kandidate për deputete në zgjedhjet e 2021. Ajo u propozua nga anëtarësia e këtij qyteti mes 100 kandidatëve të tjerë dhe tashmë kjo është bërë zyrtare, pasi kërkesa ka shkuar si propozim në Kryesinë e Partisë Demokratike në Tiranë.

Por a do t’a pranojë këtë propozim Jozefina Topalli?

Vetë ish-nënkryetarja e PD nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje, madje ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Kjo nënkupton që gjasat janë të pakta që ajo ta pranojë këtë propozim. Topalli ka qenë kritikja më e madhe e Lulzim Bashës në këto 7 vjet ku ai ka drejtuar PD në opozitë.

Edhe pse ajo është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, Jozefina Topalli nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje dhe ka hedhur akuza të forta për mënyrën se si Lulzim Basha e drejton Partinë Demokratike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN