MENU
klinika

“Revoltë” ndaj Bashës në PD

Baza kërkon “grupin” e Berishës, demokratët e Shkodrës “rikthejnë”…

09.07.2020 - 08:54

Demokratet e Shkodrës kane propozuar Jozefina Topallin, për të qenë sërish deputete e kësaj force politike.

Edhe pse procesi i propozimeve është në fillimet e saj dhe ne shume grup seksione ende nuk ka pasur mbledhje, burimet i thanë RTV Ora, se deri tani në të paktën dy grup-seksione kane vendosur emrin e ish- nënkryetares së Partisë Demokratike.

E njëjta situatë paraqitet edh ene qarqe të tjera, ku baza ka propozuar emra të të larguarve dhe që nuk kandiduan në zgjedhjet e vitit 2017, dhe që kritikuan Bashën për mënyrën se si e drejton Partinë Demokratike.

Demokratët e Tiranës në degën 9 mes shume emrave, kanë propozuar si kandidatët të mundshëm për deputet ish-ministrin e jashtëm Besnik Mustafaj.

Në vitin 2017, pas humbjes, Mustafaj kritikoi Bashën, ndërsa tani është mbështetës publik i tij.

Demokratët vlonjatë, kanë kërkuar rikthimin e Bujar Leskajt, menjëherë sa ky i fundit dorëzoi detyrën e kryetarit Të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Leskaj ka kandiduar në Qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 2005.

Procesi i propozimit të emrave për deputet dhe kryetar bashkisë është në fillesat e saj, ndërsa pritet që shumë emra të tjerë të shkruhen në listë.

Faza e propozimeve do të zgjas deri në 31 korrik, e më pas, në selinë blu do të ngrihet një komision i cili do ti filtroi ata, për ti përballur me pas me votën e anëtarësisë.

Por në fund, natyrisht vendos Lulzim Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN