MENU
klinika

Nga The Guardian

A po bën mjaftueshëm Evropa për të zmbrapsur Kinën?

28.07.2020 - 14:42

Kina është gjithnjë e më shumë një çështje debati në institucionet e BE-së.

Pas rasteve të “filtrimit” politik dhe të vetë-censurimit, Unioni duket se ka vendosur të mbajë një qëndrim më mbrojtës kundër konkurrencës së tij autoritare.

Zhvillimet e fundit në lidhje me Hong-Kong çuan në përgjigje të ndryshme në të gjithë globin.

Por a po bën BE-ja mjaftueshëm ndaj Kinës?

Kjo ishte tema e diskutimit të mëngjesit Transatlantik të Visegrad Insight, i cili u zhvillua në 21 korrik 2020.

Diskutimi u moderua nga Wojciech Przybylski, Kryeredaktor në Visegrad Insight.

Në takim, Miriam Lexmann theksoi se gjashtë vjet më parë, kur nisi diskutimi për dezinformimin dhe përzierjen e zgjedhjeve brenda BE-së, qëllimi i tij ishte Rusia, më shumë sesa Kina.

Në rastin rus, kishte një konsensus të qartë se konflikti është ideologjik, ndërsa Kina konsiderohej një agjent biznesi, pa qenë e nevojshme të ndikonte në proceset politike.

Pandemia e COVID-19 ndikoi tek ky ndryshim, kur Kina filloi të ndikojë në opinionin publik në të gjithë globin. Këtu, ky operacion zbulon se si Kina ishte e përgatitur për një manovrim të tillë.

Tre shembuj ndihmojnë për të demonstruar rëndësinë e saj: ndryshimin e raportit të BE-së për Kinën; vetë-censurimi i letrës nga Ambasadorët e BE-së të botuar në mediat kineze nga Ambasadori i BE në Kinë dhe shmangia e temës së të drejtave të njeriut në debatet e tregtisë dhe investimeve me homologët kinezë.

Monika Richter përshkroi proceset që çuan në ndryshimin e raportit të BE-së për Kinën, si një rast i filtrimit politik dhe vetë-censurimit.

Sipas Richter, ky rast zbulon dinamikën se si funksionon ndikimi malinj.

Prandaj, pandemia ishte një moment zgjimi për BE-në.

Peter Kreko, duke u mbështetur në një projekt të monitorimit të veprimtarive të eurodeputetëve, i realizuar në partneritet me National Endowment for Democracy and Visegrad Insight, theksoi se PE bën maksimumin për të luftuar ndikimin e keq nga regjimet autoritare.

Ka një ndryshim të rëndësishëm kohët e fundit, pasi Kina shfaqet më shumë në diskutimet në Parlamentin Evropian.

Tema më e rëndësishme lidhur me Kinën duket të jetë shkelje e të drejtave të njeriut, sesa tregtia dhe marrëveshjet e investimeve.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe Franca hedh dyshime për shifrat e Kinës

“Është naive të mendosh se e ka luftuar më mirë COVID-19”