MENU
klinika

Udhëtonte me biçikletë

Aksident i rëndë në Urën Vajgurore, vdes 71-vjeçari

21.07.2020 - 07:19

Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar fatkeqësisht mëngjesin e sotëm në urën Vajgurore të Beratit.

Një automjet tip ‘Benz’ fuoristradë me targa AA 232 PR ka përplasur për vdekje 71-vjeçarin Agim Hajdari, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Dyshimet e para të policisë janë që automjet të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi, por edhe biçikleta i ka prerë rrugën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

Për ngjarjen policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 61-vjeçarin Avdulla Salillari dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.