MENU
klinika

Reforma zgjedhore ende në tavolinë

Ambasadorja e SHBA takim urgjent me Taulant Ballën në Kuvend

09.07.2020 - 12:37

Ambasadorja amerikane Yuri Kim po zhvillon një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Bëhet me dije se takimi po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe në qendër të diskutimeve është reforma zgjedhore.

Edhe pse drafti përfundimtar i reformës zgjedhore ka shkuar në Kuvend, nga opozita parlamentare kërkohet që të hapen listat.

Për këtë dy ditë më parë Myslim Murrizi dhe disa deputetë të tjerë u takuan me kryeministrin Rama i cili ka lënë të hapur mundësinë e një tryezë politike tre palësh mes qeverisë, opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN