MENU
klinika

Franc Miklosiç

Babai i filologjisë sllave që mbështeti tezën e prejardhjes ilire të gjuhës shqipe

21.07.2020 - 06:08

Franc Miklosiç (1813-1891): sllavist, ballkanolog dhe albanolog slloven. Filolog, professor i universitetit të Vjenës. Bëri studime të shumta për shqipen e krahasuar. Botoi veprën: “Vergleichende Gramatik er slavischin Sprachen” (Gramatikë krahasuese e gjuhëve sllave) në 4 vëllime (1852-1875) dhe mbahet si themelues i filologjisë sllave.

Ndër ndihmesat për gjuhën shqipe vendin kryesor e zënë 3 studimet e përbashkëta: “Albanische Furschungen” (Hulumtime Shqiptare) ku trajtohen elementet sllave në shqipe me një hyrje, elementët romane në shqipe dhe së treti forma e foljeve të prejadhura në shqipe dhe në disa gjuhë të tjera.

Probleme të lidhura me shipen i ka trajtuar edhe në studimin “Elementet sllave në rumanisht” (Vjenë, 1861). Në këtë vepër shtroi problemin e lidhjeve në mes gjuhëve ballkanike. U mor me fjalët autoktone të përbashkëta të shqipes e të rumanishtes dhe latinizimet e gjuhës tonë.

Pas vitit 1870 u mor me studimin historik të leksikut të shqipes ku dallon shtresat e veçanta leksikore sipas burimit të tyre, duke sjellë një ndihmesë për fonetikën dhe morfologjinë historike të shqipes.

Ndërsa në veprën “Mbi ndikimin e turqishtes në gramatikën e Evropës juglindore” (botuar në gjermanisht), veç të tjerash, shqyrtoi me hollësi turqizmat e shqipes.

Në veprat e tij u kushtoi vëmendje disa dukurive fonetike të shqipes si shfaqja e zanores së patheksuar “e” në shqip e rumanisht, bashkëpëkimeve leksikore midis shqipes e rumanishtes dhe përkrahu tezën e prejardhjes ilire të gjuhës shqipe.

Busti i Franc Miklosiç në Universitetin e Vjenës