MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Britania bën gjithçka që kërkon SHBA! Tani po i del kundër Kinës…

22.07.2020 - 16:16

Vërejtja e Mike Pompeo që Britania po bënte “zgjedhjet e veta” për Kinën mund të ishte më mirë të mos përfundonte në një përplasje kokë në kokë.

Vizita e sekretarit amerikan të shtetit në Londër nxori në pah qëndrimin e ashpër të qeverisë.

“Ftohja me Kinën”, është nxitur kryesisht nga shtypja e Pekinit dhe forca ndërkombëtare.

Qeveria kishte të drejtë të shtrinte embargon e armëve në territorin e Kinës dhe të pezullonte traktatin e ekstradimit me rajonin.

Britania vështirë se mund të kishte bërë ndryshe, duke pasur parasysh jo vetëm përgjegjësinë e saj historike, por edhe shtrirjen e jashtëzakonshme dhe natyrën drakoniane të ligjit të sigurisë kombëtare.

Kina ka paralajmëruar se do të ketë pasoja. Këto vendime ndjekin ndalimin nga ana e Huawei nga rrjeti 5G në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe deputetët  po bëjnë përpjekje për veprime të mëtejshme, duke filluar nga sanksionet ndaj zyrtarëve të përfshirë në abuzimet e të drejtave të njeriut, deri te shqyrtimet e përfshirjes kineze në fuqinë bërthamore britanike dhe ndikimi në arsimin e lartë.

Një pyetje tjetër është nëse një qasje e tillë është e mundshme tani që Britania është larguar nga Bashkimi Evropian.

Pompeo dhe të tjerët flasin sikur duan një luftë të re të ftohtë.

Do të ishte një gabim i rëndë për Britaninë që të miratojë llojin e politikave të SHBA, siç është një ndalim i gjerë udhëtimi për 90 milion anëtarët e partisë komuniste të Kinës dhe familjet e tyre.

Të tjerë në SHBA kanë bërë thirrje për ndalimin e të gjithë studentëve kinezë të shkencës dhe teknologjisë, një kërkesë absurde.

Tashmë, koronavirusi ka nxitur sulme ndaj kinezëve dhe njerëzve të tjerë aziatikë në nivel global.

Britania mund dhe duhet të shkojë më tej lidhur me çështjen e Kinë. Aktivistët e rinj pro-demokracisë në Hong Kong që nuk kualifikohen për pasaporta të BNO do të kenë nevojë për ndihmë.

Dënimi i sekretarit të jashtëm për abuzimin e “të rëndë dhe të egër” të të drejtave të njeriut në Xinjiang ishte i vonuar.

Kina nuk ka gjasa të ndryshojë në mënyrë dramatike kursin, dhe e sigurt që do të kërkojë hakmarrje.

Pra, qasja duhet të konsiderohet, konsistente, dhe në bashkërendim me vendet me të njëjtën mendje.

Është e nevojshme që demokracitë të bashkëpunojnë lidhur me Kinën. Por kjo nuk duhet të thotë bindje ndaj çdo kërkese nga SHBA.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rruga e Mëndafshtë"

A e ka Kina në dorë Evropën?