MENU
klinika

Nga The Guardian

Britanikët kanë shumë për të mësuar nga kushërinjtë gjermanë!

29.07.2020 - 16:03

Tani që Brexit është lënë në hije nga një pandemi globale, është koha që dy nga fqinjët më të ndërvarur në Evropë të rimendojnë marrëdhënien. Britanikët dhe Gjermanët janë të ngjashëm nga ana kulturore; secila është jetike për prosperitetin e tjetrit.

Gjermania tani është ekonomia më e madhe, por ne dekadat e ardhshme, popullsia e Britanisë do të kalojë Gjermaninë. Ne kemi shumë më tepër të përbashkëta se sa dimë.

Prandaj duhet të jetë çështje urgjencte që Kryeministri Britanik të takojë Kancelaren gjermane muajin tjetër për të dsikutuar për detajet e marrëveshjes së Brexit që do të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Fakti që Gjermania tani mban presidencën e Këshillit të Ministrave shton rëndësinë e një afrimi të tillë. Një marrëdhënie personale e përzemërt nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme sesa tani.

Si duhet t’i afrohet Boris Johnson Angela Merkel? Për një fillim, ai duhet të harrojë gjithçka që mund të mendojë se di për gratë. Ai duhet të shkojë në Berlin me një delegacion të zgjedhur që e njeh Gjermaninë.

Michael Gove duhet të jetë pjesë e këtij ekipi. Ai është pjesëmarrës i rregullt në Festivalin e Bayreuth, siç është edhe Merkel. Gjithashtu në delegacion duhet të jetë Greg Hands, ministri i tregtisë, i cili i do aq shumë gjermanët sa u martua me një të tillë, dhe Neil MacGregor OM, ish-drejtori i Muzeut Britanik dhe Forumi Humboldt në Berlin, i cili e njeh mirë Merkel.

Njohuritë, në të vërtetë, janë në zemër të marrëdhënies anglo-gjermane tani. Të dy vendet shkëlqejnë në shkencë dhe Merkel është një shkencëtare.

Gjermania është shtëpia e disa prej emrave më të fuqishëm në industrinë farmaceutike dhe Britania ka shumë për t’i ofruar. E njëjta gjë vlen edhe për shumë fusha të tjera.

Qëllimi duhet të jetë të kujtojnë, që për të garuar me Amerikën dhe Kinën, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojnë së bashku.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       Pavarësisht nëse është aftësia gjermane në inxhinieri, sistemi i tyre i edukimit teknik dhe stërvitjet, ose përsosmëria kulturore e qyteteve dhe qyteteve provinciale, britanikët kanë shumë për të mësuar nga kushërinjtë e tyre përtej detit të Veriut.

Tensionet e ndërsjella midis Veriut dhe Jugut, Anglezëve dhe Skocezëve, nuk janë më pak toksike sesa ato midis Lindjes dhe Perëndimit në Gjermani.

Pse Kryeministri Johnson nuk i propozon Kancelares Merkel që të dy vendet të krijojnë një aparat të përhershëm institucional për të nxitur bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë? Një kombinim i qendrës së mendimit politik, forum kulturor dhe qendër tregtare, ai duhet të ketë degë në Londër dhe Berlin.

Angela Merkel është një nga lideret më të rëndësishme që Gjermania, apo Evropa, ka pasur ndonjëherë.

Në moshën 66 vjeç, ajo tani po vjen në fund të karrierës së saj si Kancelare dhe po shikon të ardhmen.

Një dekadë më i ri, Boris Johnson ka ende shumë për të provuar. Nëse ai mund t’i ofrojë asaj jo vetëm një degë ulliri, por një plan të besueshëm për të rindërtuar marrëdhëniet tona mbi një bazë të re, pse nuk do ta pranonte atë?

Ajo nuk ka asgjë për të humbur, sidoqoftë, duke eksploruar një ofertë britanike për të rivendosur marrëdhëniet bilaterale. Johnson nuk ka asgjë për të humbur, gjithashtu, duke i dhënë zonjës Merkel një shans për të përmirësuar trashëgiminë e saj.

Mbi të gjitha, të dy popujt kanë shumë për të fituar nga një epokë e re e miqësisë anglo-gjermane. Është koha që Boris t’i bëjë Angela një ofertë që nuk mund ta refuzojë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al