MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Boris Johnson po tallet me Brexit dhe BE-në?!

21.08.2019 - 11:02

Gjëja më positive nga letra e Boris Johnson drejtuar Bashkimit Evropian këtë javë, është mbase fakti që ai e shkruajti vetë atë.

Pas katër javësh veprimi sikur BE nuk ekziston, ekzistenca e letrës të paktën nënkupton se marrëdhënia me BE-në ka rëndësi.

Në thelb të letrës është ideja  e të ashtuquajturit ‘backstop’ irlandez nuk është e zbatueshme. Letra e quan të gjithën këtë jodemokratike, një frenim i tregtisë dhe një kërcënim për procesin e paqes në Irlandën Veriore. Në shumicën e aspekteve, kjo është e kundërta e së vërtetës.

Letra është më shumë si një nga ngatërresat e gazetave pa fakte dhe të papërgjegjshme, sesa një qasje serioze diplomatike për zgjidhjen e një çështjeje që kërcënon pa dyshim stabilitetin ekonomik britanik, tregtinë, vendet e punës, dhe sigurinë.

Është e rëndësishme të dimë që ‘backstop’ është një rregullim doganor për situatën në Irlandë, për të cilën Britania ka përgjegjësi ligjore dhe morale. Është krijuar për të mbajtur në mënyrë të vazhdueshme një kufi të hapur dhe të qetë në Irlandë. Do të zbatohej vetëm nëse Mbretëria e Bashkuar dhe BE nuk mund të bien dakord, deri në fund të periudhës së tranzicionit, për një marrëveshje që përmban një kufi të tillë.

Sondazhet, përfshirë edhe atë këtë javë, tregojnë se ajo që propozon Johnson është refuzuar nga njerëzit e Irlandës Veriore (që votoi të mbetet në BE përsëri në 2016). Ata do të preferonin një kufi rregullator midis Irlandës Veriore dhe Britanisë sesa midis dy pjesëve të Irlandës.

Kongresi amerikan gjithashtu ka thënë se do të bllokojë çdo marrëveshje tregtie Mbretëri e Bashkuar-SHBA që dëmton procesin e paqes.

Duket qartë se letra nuk është aspak një përpjekje e besueshme për të negociuar lidhur me kufirin e shumëpërfolur. Ajo përmban dy sugjerime të tjera. Nëse kjo është një ofertë fillestare në një proces që synon seriozisht të rezultojë në një marrëveshje me BE-në, është një mënyrë jashtëzakonisht e pamatur për ta bërë këtë.

Çuditërisht Tusk i ka kundërshtuar të gjitha këto.

Çdo mundësi përparimi drejt një marrëveshje tani mbështetet në takimet e kësaj  jave në samitin e G7 në Biarritz. Angela Merkel nënkuptoi të martën se ajo, të paktën, po e merr shumë seriozisht përpjekjen për Brexit dhe procesin e paqes irlandeze.

Pyetja me të cilën përballet ajo dhe të gjithë ne është nëse Johnson është i aftë ta marrë seriozisht gjithashtu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri i mundshëm britanik

Boris Johnson, lidhje me ish-aleatin e Trumpit?