MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Bylis përmbys Tiranën, kualifikimi i hapur

02.07.2020 - 18:45

Tirana nuk ishte mposhtur që nga 7 dhjetori i vitit të kaluar, por nga 15 qershori e këtej provoi dy humbje. Njëra erdhi pikërisht sot në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Bylis fitoi 2-1 me përmbysje në Ballsh ndaj Tiranës, por gjithsesi, finalisti nuk është vendosur.

Ishte Hasani ai që shënoi golin e parë për Tiranën në minutën e 20-të pasi devijoi bukur topin me kokë në zhvillimin e një goditje nga këndi. Kaq mjaftoi për Tiranën në pjesën e parë dhe u duk një fitore e ngjashme si më 3 qershor në Ballsh, por jo.

Në të dytën, vendasit përmbysin gjithcka. Është Murataj që shënon dy herë në portën e bardhebluve. Në të dyja rastet, 66’ dhe 79’, ka konfuzion në zonën e Tiranës dhe përfiton Murataj. Bylisi mbron me fanatizëm fitore 2-1, me shpresën se në kthim do ta mbrojë këtë fitore.