MENU
klinika

Premier League, Java 34

Chelsea vuan, por kap vendin e tretë

07.07.2020 - 20:00

Para një jave rrezikonte vendin e katërt, ndërsa tashmë Chelsea kap vendin e tretë, të paktën provizorisht. Blutë e Londrës fituan me vuajtje 3-2 në fushën e Crystal Palace dhe tani janë 2 pikë para Leicester, që do të ndeshet në fushën e Arsenal në orën 21:15.

Dy janë lojtarët më në formë të Chelsea-s, Willian dhe Giroud. Kjo dyshe funksionoi mirë që në minutën e gjashtë dhe miqtë shënuan me francezin. Willian shërben sërish bukur në 27’ dhe Pulisic con shifrat në 0-2.

Megjithatë, vendasit nuk dorëzohen dhe Zaha ngushton në 1-2 në minutën e 34-t. Kaq për pjesën e parë. Në të dytën, janë sërish miqtë që shënojnë, Abraham shënon për 1-3 në 71’. Vetëm një minutë më vonë ngushtojnë përsëri me Benteke. Por pavarësisht se ndeshja ishte e hapur, nuk pati më gola.

Në ndeshjen tjetër të orës 19:00, Watford fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Norëich dhe shkëputet me 4 pikë nga treshja e skuadrave që bien nga Premier League. Mbeten edhe katër javë në Angli.