MENU
klinika

Vendime të papritura pas karantinës

Demi Lovato i jep fund beqarisë!

23.07.2020 - 14:11

Në muajin mars, këngëtarja Demi Lovato nisi romancën e saj me partnerin e ri, aktorin Max Ehrich.

Për të mos qëndruar larg njëri-tjetrit, Demi dhe Max vendosën ta kalojnë së bashku karantinimin dhe izolimi në shtëpi i ka bërë të marrin vendime të papritura!

Pa pritur e pa kuptuar, dyshja i ka dhënë fund beqarisë dhe Demi ka ndarë fotot më të bukura me parterin në Instagram.

Ajo ka dhënë lajmin e fejesës dhe s’mund të ishte më e lumtur.

Krahas postimit, Demi ka shkruar fjalët më romantike për mashkullin me të cilin ka vendosur të kalojë jetën.

“E dija që do të të doja që në momentin e parë që të pashë. Ishte diçka që s`mund ta përshkruaj me fjalë dhe nuk e kuptojnë ata që nuk e kanë përjetuar vetë. Unë fatmirësisht po e përjetoj. S`kam dashur kurrë njeri pa kushte kështu siç të dua ty (përveç prindërve). S`më ke bërë asnjëherë presion të jem dikush tjetër, veç asaj që jam. Më bën të nxjerr më të mirën time. Jam e lumtur që pranova të martohem me ty. Jam gati të krijoj familjen time me ty. Do të të dua përgjithmonë…”- shkruan ajo.

Shumë urime për çiftin!