MENU
klinika

“Kjo është çmenduri”

Dua Lipa arrin suksesin e radhës

05.07.2020 - 12:11

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është në kulmin e suksesit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është një ndër emrat më të njohur e të komentuar në mbarë botën!

24-vjeçarja po i ngjit shpejt shkallët e karrierës dhe sukseset e saj s’kanë të ndaluar.

Në mars të vitit 2020, këngëtarja lançoi albumin e sa “Future Nostalgjia”, i cili ka bërë namin në tregun muzikor.

Në vetëm 4 muaj, albumi është shitur rreth 1 milion herë nëpër botë dhe është bërë albumi i parë më i shitur për 2020-ën nga një artiste femër.

Këtë sukses e ka ndarë vetë Dua në llogarinë e saj në Instagram, duke e quajtur çmenduri të gjithën këtë.

“Woow kjo është çmenduri, faleminderit!”-shkruan këngëtarja krahas postimit, duke bërë krenar vendin e saj.