MENU
klinika

Dy ditë para derbit

Dy futbollistë të Partizanit pozitivë me Covid-19

08.07.2020 - 20:23

Dy ditë para ndeshjes derbi, dy futbollistë të Partizanit rezultojnë pozitivë me Covid-19. Megjithatë, kjo nuk vë në dyshim ndeshjen dhe pritet që dueli me Tiranën të luhet normalisht, të premten, në orën 20:45, në “Air Albania”.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

“FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitivë me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitivë.

Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma.

Klubi ka marrë të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë t’u përmbahet udhëzimeve për pjesën tjetër të skuadrës dhe stafit”.