MENU
klinika

Kontrollon imazhet në ekran, me një lëvizje gjuhe

E ardhmja është këtu, njihuni me ‘Brace’, pajisja që komandohet pa duar

30.07.2020 - 14:59

Një pajisje e re lejon përdoruesit të kontrollojnë imazhe në një ekran me vetëm një lëvizje të gjuhës.

E modeluar si një tezë masteri, ‘Brace’ është një pajisje që vendoset në gojë dhe nëpërmjet sensorëve arrin të detektojë vendndodhjen e një sfere të vogël që përdoruesi e lëviz me gjuhë.

Pajisja është e ndërtuar nga një mbajtëse plastike që lidhet me një transmetues interneti.

in]brace allows a tongue-based interaction between human and machine

Kjo e fundit vendoset në vesh.

Krijuesi i Brace e shikon pajisjen si një mënyrë për personat me aftësi të kufizuara për të përdorur teknologjinë sa më lehtë edhe në sfida të komplikuara.