Punëdhënësit amerikanë kanë hapur 4.8 milionë vende pune gjate muajit qershor, një numër i konsiderueshëm, teksa përqindja e papunësisë ra në 11.1%,
Tregu i punës u përmirësua për të dytin muaj me radhë, megjithatë është ende shumë larg kompensimit të humbjeve kolosale që pësoi këtë pranverë. Vendi ka rifituar tani afro një të tretën e vendeve të punës të humbura në pandemi.
Dhe me rritjen e numrit të rasteve në shumë shtete, shumë të dhëna lënë të kuptohet se rimëkëmbja e vendeve të punës mund të ngecë. Në shumë shtete, disa restorante, bare dhe biznese të tjera që ishin rihapur, po detyrohen të mbyllen përsëri.
Ekonomistët kishin paralajmëruar prej kohësh se përfitimet ekonomike të rihapjes së bizneseve, nuk do të zgjasnin shumë nëse virusi nuk vihej nën kontroll.