09.07.2020 - 14:13
Ministrja e re franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot, theksoi se një konsensus i gjerë ekzistonte për të rindërtuar në mënyrë identike kurorën e katedrales Notre-Dame de Paris, ndërkohë që një komision këshillimi do të mblidhet sot në lidhje me këtë çështje.
“Ajo që duket tashmë, është që një konsensus i gjerë ekziston në opinionin publik dhe tek vendimmarrësit, pasi në fund, do të jetë, mendoj, presidenti i Republikës që do të vendosë) për rindërtimin në mënyrë identike” – theksoi ajo.
“Është gjithmonë e vështirë të thuash, saktësisht identike, por në frymën e kurorës” – theksoi Roselyne Bachelot në radio “France Inter”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga The Guardian
Flakët e Notre Dame dhe një mësim për evropianët
"Bota po shkatërrohet"