MENU
klinika

Kara Ahmed Pasha

Gjenerali osman shqiptar i Sulejmanit të Madhërishëm…

21.07.2020 - 06:13

Kara Ahmed Pasha ishte një nga vezirët e Perandorisë Osmane. Ai shëbeu jo vetëm si politikan në administratën osmane por gjithashtu shfaqi një profesionalizëm të spikatur ushtarak në ushtrinë e Sulejmanit të Madhërishëm. Nga oborri mbretëror doli me gradën aga, e më pas u bë aga i jeniçerëve dhe bejlerëve të Rumelisë.

Ndër fitoret e tij më të spikatura ushtarake mund të përmendim pushtimin e Gjeorgjisë, rrethimi i Temishvarit dhe shkatërrimi i ushtrisë së shahut Tahmasib, në kufirin e Iranit dhe s’fundmi nënshtroi kurdët në 1552.

Ia vlen të pëmendet edhe si një fakt interesant se ai kishte krushqi me Sulltan Sulejmanin I të Madhërishëm. Pasi Ahmed Pasha kishte marrë për grua, motrën e sulltanit, Sulltaneshë Fatimën.

Gjatë fushatës së 11-të ushtarake të Perandorisë Osmane, e cila kishte zgjatur nga marsi i vitit 1548 e deri më 21 dhjetor të vitit 1549, osmanët ndëmorën një ofensivë të madhe.

Caku i kësaj fushate ishte Irani. Ushtria perandorake osmane udhëhiqej nga shqiptari Kara Ahmed Pashai, i cili atëbotë ishte në detyrën e vezirit të tretë.

Forcat osmane dëpërtuan në hapësirat gjeorgjiane në gusht të vitit 1549 dhe arritën të pushtojnë brenda disa muajve mbi 40 kështjella, në mesin e të cilave gjendeshin ato të Akçaklas, Tortumit e Livanas. Pastaj të gjitha ato i administruan në sanxhaqe të veçanta.

Ndërkaq, duke mos qënë i kënaqur me rendimentin e kësaj fushate, Sulejmani i Madhërishëm vendosi ta ndërpresë fushatën dhe e urdhëoi Kara Ahmed Pashën të kthehej në kryeqytet. Pas takimit të Sulejmanit me ushtrinë e Kara Ahmed Pashës në Diyarkabir, ata mbërrijnë në Stamboll më 21 dhjetor të vitit 1549.

Beteja e osmanëve me gjeorgjianët gjatë fushatës së Iranit përjetëson vizualisht sukseset e Kara Ahmed Pashës në pushtimin e një numri aq të madh kështjellash, në mesin e të cilave u gjend edhe ajo e Akaçakalas, e cila është skenë beteje në pikturën e mëposhtme.

Beteja e osmanëve kundër gjeogjianëve

Komandanti i forcave osmane Kara Ahmed Pasha qëndron mbi kalë të zi me topuz në dorë, i shoqëruar nga një tupërojë dhe gjashtë kalorës me topuzë dhe mburoja.
Gjatë aktivitetit të tij të mëvonshëm ushtarak, në vitit 1552, shqiptari Kara Ahmed Pasha ndërmori disa sulme të fuqishme. Ai pushtoi Temivisharin e Lipvën dhe rrethoi Erlaun.

Por ai vit do t’i sillte një detyre të re gjeneralin shqiptar. Kështu, në prill të 1552, Kara Ahmed Pasha zëvendësoi Sokollu Mehmed Pashën në postin e komandantit të përgjithshëm të fushatës së Transilvanisë. Ai nxitueshëm ndërmori rrethimin e Temishvarit dhe së shpëjt e pushtoi atë.

Temishvari humbi statusin formal të një qyteti gjysmë të pavarur vasal dhe do të shpallet qytet i sunduar nga beylerbeyi-kryekomandanti.

Për sukseset e tij në pushtimin e territoreve të reja në Ballkanin lindor, Kara Ahmed Pasha që vitin e ardhshëm, më 1553, do të shpallet sadriazem (kryeministër).

Në pikturën e mëposhtme na paraqitet Temishvari i mbojtur fuqimisht me ushtarë dhe topa gjë që tregon se pushtimi i këtij fortifikimi nuk ka qënë gjë e lehtë…, ndërsa më poshtë paraqiten ushtarët osmanë me liderin e tyre krenar. Në anën e djathtë të tablosë një delil (kalorës) shpon me shtizë të gjatë një ushtar të amikut.

Rrethimi i Temishvarit.

Në qëndë të kompozicionit gjendet Kara Ahmed Pasha, i hidhëruar nga humbja e kalit të tiji cili u godit në kokë. Por një jeni/e dhe disa ushtarë të tjerë me përkrenare i sjellin një klaë tjetër të mbuluar me stoli të bukura.


Lavdia e tij do të shuhej shpejt, në kulmin e karrierës së tij, për shkak të disa intrigave.

Një ditë ai po nisej drejt Sulltanit, papritmas u rrëmbye dhe para sallës së divanit (këshilli i ministrave) u vra. Asyetimi zyrtar që dha Sulltani për vasjen e tij nuk ishte bindës.

Titullin e vezirit e mori Rrustem Pasha i cili ishte dhëndër i Sulltanit. Kjo ishte bërë me kërkesë të bashkëshortes së Sulltanit e cila dëshironte që vezir të vinte dhëndri i saj.

Gjatë dy viteve shërbimi si vezir (1553-1555) dhe gjithë ato vite të lavdishme si komandant ushtarak Kara Ahmed Pasha kishte qënë i drejtë, fetar dhe i mençur. Në Topkapi është një xhami e cila është ndërtuar pas vdekjes së tij, natyrisht me propozimin e tij.

Referenca: Sipas Enciklopedisë së Sami Fashërit, Stamboll 1889.