Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar rregullat që do të ndjekë Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për vendosjen e gjobave për të licencuarit në sektorin e gazit natyror, si dhe për subjektet që ndërtojnë dhe operojnë linja direkte, në rastet e shkeljeve të rregullave teknike.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar rregullat që do të ndjekë Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për vendosjen e gjobave për të licencuarit në sektorin e gazit natyror, si dhe për subjektet që ndërtojnë dhe operojnë linja direkte, në rastet e shkeljeve.
Sipas dokumentit, ISHTI do të përcaktojë vlerën e gjobës brenda kufirit maksimal dhe minimal të vendosur në ligj, ndërkohë që masa e gjobës, do të përcaktohet sipas disa kritereve që lidhen me: rrethanat e kryerjes së shkeljes, nëse subjekti i licencuar rezulton i dënuar administrativisht më pare si dhe rëndesa e shkeljes së kryer. Po ashtu, niveli i gjobës do të përcaktohet nga pasojat që kanë ardhur nga veprimi apo mosveprimi për sa i përket ndikimit në tregun e gazit dhe dëmit ndaj të tretëve si dhe nëse subjekti i licencuar është dënuar më parë për të njëjtën shkelje.
Sipas rregullave të reja, nëse i licencuari apo subjekti tjetër që operon në këtë sektor është dënuar më parë për shkelje të legjislacionit të sektorit të gazit natyror, apo është dënuar më parë për të njëjtën kundërvajtje administrative, gjoba përfundimtare do të rritet në masën 10% të vlerës së gjobës.
Sipas rregullores, subjektet juridike, që kryejnë aktivitete të transportit të gazit natyror, të shpërndarjes së gazit natyror, të depozitimit të gazit natyror, si dhe të trajtimit të gazit natyror në terminalet e gazit natyror të lëngëzuar, janë të detyruara të shfrytëzojnë dhe të mirëmbajnë objektet e gazit në pajtim me rregullat teknike dhe standardet që mbulon veprimtarinë që ata kryejnë, kushtet për mbrojtjen nga zjarri dhe shpërthimet, si dhe kushtet për mbrojtjen e mjedisit, të përcaktuara në ligje dhe në rregullore të tjera.